KISHA SERBE, ËSHTË KRIMINALIZUAR DUKE E NDERUAR KRIMINELIN MLADIĆ
Erand Zeneli
Kisha Ortodokse Serbe e vendosi arkëmortin e kriminelit ndêrkombëtar Ratko Mladić brenda Kishës së Shën Lukës në Beograd, duke ia hapur dyert njërit prej emrave më të zinj të historisë së përgjakshme të Ballkanit!
Arkëmorti i tij u ekspozua në ambientet e kishës për homazhe publike, ndërsa udhëheqja më e lartë e Kishës Ortodokse Serbe, me patriarkun Porfirije në krye, i organizoi ceremoni të plotë fetare!
Mijëra pjesëmarrës u lejuan ta nderonin dhe ta madhëronin si “hero” një kriminel lufte të dënuar ndërkombëtarisht!
Mladić nuk mund të ishte hero, se ishte kriminel lufte, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare e Hagës për gjenocid, për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë!
Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me gjenocidin e Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 burra e gra, vajza dhe djem boshnjakë!
Prandaj, vendosja e arkëmortit të Ratko Mladićit brenda Kishës së Shën Lukës nuk ishte thjesht një rit mortor privat!
Një kishë që ua hap dyert kriminelëve dhe i ngre ata në piedestalin e heronjve, ndërsa ua kthen shpinën mijëra viktimave të pafajshme, nuk mund të flasë në emër të drejtësisë, paqes dhe Zotit!
Në shtëpinë e zotit ku duhej të dënohej krimi, u bekua krimineli, kjo është e tmerrshme!
Në shtëpinë e zotit aty ku duhej të kërkohej falje për viktimat, u organizua madhërimi i xhelatit, kjo është tragjedi!
Aty ku duhej të dëgjohej zëri i ndërgjegjes, jehuan lutjet për njeriun e dënuar për gjenocid!
Me këtë ceremoni, Kisha Ortodokse Serbe nuk u distancua nga ideologjia kriminale që përgjakur Bosnjën, por u bë pjesë e lavdërimit dhe e përjetësimit të saj!
Kjo nuk ishte ceremoni e besimit në Zot, ishte ceremoni e turpit, e mohimit të viktimave dhe e madhërimit të krimit dhe gjenocidit serb!
Prishtinë, 8 Shtator 2026!



