TRI PERSONALITETET MË TË MËDHA POLITIKE QË E VIZITUAN NËNËN E UÇK-SË, STANË PJETËR GASHIN, GJATË VITEVE 2025/26

08 shtator 2026 | 17:47

Ismet Syeljmani

Nga 8 Shtatori i vitit 2024, 8 Shtator 2025 dhe 8 Shtator 2026, janë dy vite të plota!
Dy vite kanë kaluar me nderime mëdha e të shumta shtetërore, kombëtare, kulturore e fetare katolike për Nënën e UÇK-së, Nënën Stanë Pjetër Gashi!

Nëna e UÇK-së, Stanë Pjetër Gashi, është bërë e njohur për mbarë opinionin, është njëra nga ato nënat e mëdha shqiptare, e cila i ka pritur e i ka përcjellur, ju ka dhënë bukë, ua ka pastruar e shëruar plagët, ua ka pastruar e qepur rrobat të gjithë luftëtarëve të lirisë, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në çdo kohë, natën dhe ditën, që nga viti 1998 e deri më 12 Qershor të vitit 1999, ditën kur Kosova është çliruar nga Serbia pushtuese kur janë hyrë forcat e KFOR-it!

Tashmë dihet botërish se Nëna e UÇK-së, shqiptarja katolike Stanë Pjetër Gashi, është Nënë Tereza e UÇK-së!
Për kontributin e madh dhe të lavdishëm në shërbim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nënë Stana u nderua nga të gjitha isntancat shtetërore e kombëtare në Kosovë, nga OVL e UÇK-së dhe nga Kisha Katolike Shqiptare e Kosovës!

Vizitat në Shtëpinë Bazë të UÇK-së te Nënë Stana

Në vitin 2025, Nënë Stanë Pjetër Gashi, u vizitua në shtëpinë e saj Bazë e UÇK-së nga:
1. Presidentja e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani me familjen e saj bashkëshortin dhe vajzat;
2. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me famullitarin e Katedralës së Kosovës Dom Agim Çerkini;
3. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi e Zv. Komandanti Shemsi Syla;
4. Komandantini Zonës Operative të Llapit të UÇK-së Rustem Mustafa;
5. Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu;
6. Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama me bashkëshorten e tij Znj. Kristalen dhe Drejtorin e Sherbimeve Publike të Komunés së Prishtinës Bekim Brestovci me bashkëshorten Znj. Angelina;
7. Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni me Drejtorin e Kultures, Rinisë dhe Sporteve Kushtrim Zeqiri;
8. Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti me N/Kryetarin e Komunës Diamant Byrtyqi;
9. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi;
10. N/Kryetari i Artanës Bajrush Ymeri;
11. Folësi Legjendar i Radio “Kosovës së Lirë” Nusret Pllana;
11. Komandanti i Brigades 153 të UÇK-së Adem Shehu;
12. Gazetari i “Ulpiana Press” Granit Duriqi;
13. Ekipi i portalit Insajder;
14. Ekipi i gazetarëve të RTK-së;
15. Ekipi i gazetarëve të RTV tëvë1;
16. Ekipi i gzetarëve të RTV Klan Kosovës;
17. Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini;
18. Ekipi i gazetarëve të KTV-se;
19. Ekipi i regjisorëve të Komunes se Gjilanit, Burim Baftiu dhe BlendinArifi;
20. Ish- Ipeshkvi dhe Famullitari i Famullisë Brus-Peshterit Dom Zef Gashi;
21. Ish -Famullitari i Famullisë së Brus – Peshterit Dom Kolë Zefi

22. Kengëtari e personaliteti i shquar shqiptaro-amerikani Arben Krasniqi;
23. Shkrimtari i madh shqiptar Ibrahim Kadriu, e shumë, e shumë vizitorë të tjerë!

Në vitin 2026,
Nënë Stanë Pjetër Gashi, u vizitua në shtëpinë e saj Bazë e UÇK-së nga:
1. Ilegali i madh, njëri prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni të Veriut, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti;
2. Rapsodi e kantautori i madh kombëtar Gjon Frroku i cili ia ka kushtuar edhe një këngë që eshtë plasuar në youtube dhe ka kënduar live në dhomën historike!
3. E ka vizituar këngëtari Arben Krasniqi, pas publikimit të kengës në youtube!

Dekorata dhe Mirënjohje

Nënë Stanë Pjetër Gashi u nderua nga:
1. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me Dekoratën Presidenciale “Shën Tereza”;
2. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi, me Pllakën “Shtëpi Bazë e UÇK-së;
3. Brigada 153 e Zonës Operative të Llapit, vendosi Pllakë të “Shtëpisë Bazë të UÇK-së;
4. Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, me dekoratën “Hyjnesha në Fron”!
5. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, me dekoratën e “Flakës së Janarit dhe Akademinë e Flakës ia kushtoi Nënë Stana Gashit;
6. Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i ndau dhuratë emblemen e Komunës së Lipjanit;
7. N/Kryetari i Artanë Bajrush Ymeri ia dhuroi Emblemën e UÇK-së;
8. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi i ndau Mirënjohje;
9. Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i ndau Mirënjohje;
10. Kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi i ndau Mirënjohje;
11. Ipeshkvia e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i ndau Mirënjohje;
12. Famullitari i Kishës së Binçës, Dom Frrok Zefi i ndau Mirënjohje;
13. Famullitari i Kishës së Brus-Peshterit, Dom Shtjefën Dodes i ndau Mirënjohje

Kronika televizive 2025

1. Kronikë televizive realizoi RTK;
2. Kronike televizive realizoi tëvë1;
3. Kronikë televizive realizoi RTV Klan Kosova;
4. Kronikë televizive realizoi RTV Dukagjini;
5. Kronikë televizive realizoi RTV KTV
6. Emision special Nënë Stanës i kushtoi shou meni Naim Abazi në Spektaklin ODEON!
7. Klan Kosova, më 7 Dhjetor 2025, vizite te Nënë Stana;
8. Portali N’teren, vizitë te Nënë Stana;
9. RTK dokumentar special per Koncertin Solemn më 24 Dhjetor 2025, te organizuar nga Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj ne Kishën e Brusit në Peshter në nderim të Nënë Stanës!

Viti 2026,
1. Klan Kosova, gazetari Milot Hasimja;
2. Në studi të RTK-së ështe ftuar shkrimtari Ibrahim Kadriu, i cili ka shkruar libër për Nënë Stanën!

Dokumentar

1. Dokumentar nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, të regjisorëve Burim Baftiu dhe Blendi Arifi;
2. Dokumentar nga reporteri i luftës e folësi legjendar e historik i Radios”Kosova e Lirë” Nusret Pllana!

Vizita të realizuara nga Nënë Stana

Nënë Stana ishte e ftuara e nderit e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në Flakën e Janarit 2025 dhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit!

Nëna Stanë Pjetër Gashi, u ftua në shumë institucione të Kosovës dhe evenimente të ndryshme, në mesha kishtare e koncerte te organizuara nëpër disa komuna të Kosovës nga Mezosopranja Besiana Mehmeti dhe Tenori Shkodran Tolaj!

Nëna Stana, ishte e ftuar në:
1. Presidencë të Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani;
2. Komunë të Kryeqytetit të Kosovës- Prishtinë nga Kryetari Përparim Rama;
3. Komunë të Gjilanit nga Kryetari Alban Hyseni;
4. Akademinë e Flakës së Janarit në Gjilan;
5. Koncert në Rahovec organizuar nën patronatin e Kryetarit Smajl Latifi;
6. Koncert në Vushtrri nën patronatin e Kryetarit Ferit Idrizi;
7. Koncert në Kaçanik nën patronatin e Kryetarit Besim Ilazi;
8. Katedralen e Prishtinës nën patronatin e Ipeshkvisë së Kosovës;
9. Kishën e Binçës nga Famullitari Dom Frrok Zefi!

Gjatë vizitës te Presidentja Osmani, në ambiente të presidencës u takua me Njerin prej themeluesve të UÇK-së, UÇPMB-së e UÇK-së në Maqedoni të Veriut, Liderin e madh kombëtar Ali Ahmeti!
Komuna e Gjilanit në shenjë nderimi e respekti për kontributin në luftën e UÇK-së, ia vendosi një rrugë në Gjilan emrin e Kryefamiljarit të Shtëpisë Bazë të UÇK-së në lagjen Peshter të Brusit Ndue Martin Gashi!

Në vitin 2026, Nënë Stana është ftuar në shumë evenimente, por po veçojmë!
1. Ka marrë pjesë në Gjilan më 17 Janar 2026 në Akademinë e Flakës së Janarit, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti;
2. Ka marrë pjesë në Simpoziumin Shkencor ne Viti, Binça 1000 vjeçare!

Tekste të këngëve për Nënë Stanën kanë shkruar:
Viti 2025
1. Skodran Tolaj;
2. Taulant Dajti;
3. Ismet Rashiti;
4. Ndue Vatnikaj;
5. Edmond Zhulali!

Viti 2026
1. Gjon Frroku!

Bilanci total në vija të trasha:

2 pllaka të UÇK-së në Shtëpinë Bazë;
27 vizita të personaliteteve të mëdha në shtëpinë e Nënë Stanës;
13 nderime me dekorata e mirënjohje;
11 emisione – kronika televizive;
2 dokumentar;
11 vende e ftuar për pjesmarrje;
1 emer rruge;
5 këngë të shkruara;
3 këngë të kënduara, Shkodran Tolaj, Gjon Frroku dhe Arben Krasniqi;
1 Libër i shkruar nga Shkrimtari Ibrahim Kadriu!

Gazeta Epoka e Re, e ka publikuar dhe vazhdon të publikojë çdo aktivitet që është zhvilluar e zhvillohet në Shtëpinë Bazë të UÇK-së të Nënë Stanës e djemve të saj, vëllezërve Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi, ish-ushtar të UÇK-së dhë te gjitha nderimet dhe vizitat për Nënë Stanën!

Me shumë respekt,
Ismet Syeljmani,
Prishtinë, 8 Shtator 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, është…