Rezultati në PISA, nën qeverisjen e pushtetin e “pisave” – rezultoi të jetë dëshpërues
Shkruan: Hisen Berisha
PISA 2025, deshmoj se sa vite mbrapa në dije, është një nxënës i Kosovës në komparacion me bashkëmoshatarët në kombet tjera.
Këto nuk janë shifra të opozitës, as të ndonjë analisti që kërkon të kritikojë Qeverinë. Janë shifrat e publikuara nga vetë Ministria e Arsimit dhe rezultatet e PISA 2025. Shifrat këto që janë alarmante.
Sipas publikimeve në media, një 15 vjeçar kosovar ka marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 në lexim dhe 350 në matematikë.
Në të tria fushat jemi shumë larg vendeve me sisteme arsimore funksionale.
Por meqë kemi treguar “patriotizëm në vepër” në bashkëpunimin sdërsektorial me shtetin “amë” – Shqipërinë atëhetë krahasimi, e bën problemin edhe më rëndues, sepse, 78 pikë na ndajnë nga Shqipëria në shkencë, 68 pikë në lexim dhe 83 pikë në matematikë.
E në krahadim me shtete më të avansuara, distanca bëhet edhe më dramatike, sepse, të rinjtë tanë nxënës qëndrojnë mbrapa bashkëmoshatarët e tyre për dyfishin e dalkimit me Shqipërinë.
Sipas përllogaritjes së paraqitur në të dhënat e PISA-s, kjo përkthehet afërsisht në 3.9 deri në 4.2 vite shkollimi pas Shqipërisë, ndërsa ndaj shteteve më të avansuara edhe mbi dyfishin e viteve të shkollimit.
Pra, problemi nuk është se nxënësit tanë nuk dinë të mësojnë.
Problemi është se sistemi ynë arsimor nuk po arrin t’u japë atyre atë që u duhet për të mësuar, menduar dhe konkurruar.
Vetë Ministria e Arsimit e pranon se vetëm rreth 21% e nxënësve arrijnë Nivelin 2 në shkencë, 15% në matematikë dhe rreth 16% në lexim. Ndërkohë, nxënësit që arrijnë nivelet më të larta të performancës janë pothuajse të papërfillshëm.
Kjo do të thotë se shumica dërrmuese e 15 vjeçarëve tanë nuk e kanë arritur as nivelin bazë të kompetencave në këto fusha.
Këtu fillon përgjegjësia politike.
Sepse nxënësi nuk e harton kurrikulën.
Nxënësi nuk i shkruan tekstet shkollore.
Nxënësi nuk vendos se a do të ketë laboratorë.
Nxënësi nuk përcakton metodologjinë e mësimdhënies.
Nxënësi nuk e menaxhon sistemin e arsimit.
Nxënësi vetëm e merr rezultatin e asaj që sistemi i ka ofruar.
Edhe një e dhënë tjetër duhet të na shqetësojë seriozisht: 54% e nxënësve kanë raportuar se kanë munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56% kanë munguar të paktën në një orë mësimore.
Kjo nuk është vetëm çështje disipline. Është çështje e funksionimit të shkollës, e menaxhimit, e bashkëpunimit me familjen dhe, mbi të gjitha, e një sistemi që duhet ta dijë pse fëmijët nuk janë në klasë dhe çfarë po humbin.
Prandaj është mirë që Ministria i ka publikuar rezultatet dhe i ka identifikuar problemet. Por publikimi i diagnozës nuk është zgjidhja e sëmundjes.
Nëse vetë Ministria thotë se duhen forcuar matematika, shkenca dhe leximi pra, mendimi kritik, zgjidhja e problemeve, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, disiplina pozitive, vijueshmëria dhe përdorimi efektiv i teknologjisë e Inteligjencës Artificiale, atëherë pyetja e natyrshme është se,
çfarë është bërë deri sot që këto probleme të mos përsëriten?
Sepse PISA 2025 nuk është thjesht një tabelë me pikë por, është një auditim i sistemit tonë arsimor.
Një shtet që synon të ndërtojë të ardhmen nuk mund ta konsiderojë normale që një 15-vjeçar i tij të jetë me vite prapa bashkëmoshatarit të tij në vendet me arsim më cilësor.
Nuk kemi të drejtë t’ua lëmë fëmijëve faturën e dështimit të politikave tona arsimore.
Ata nuk kanë dështuar. Por, kemi dështuar Ne, që t’iu krijojmë atyre një sistem që i përgatit për shekullin XXI.
Kjo nuk është më çështje statistike.
Është çështje e së ardhmes së Kosovës.



