Nesër mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

08 shtator 2026 | 16:51

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar për seancën që do të mbahet më 9 shtator, me fillim nga ora 11:00.

Sipas njoftimit, në rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.

Për këtë seancë ka pasur kritika nga analistë dhe njohës të Kushtetutës, të cilët e kanë cilësuar atë si të pasafatshme dhe një lojë të partisë në pushtet.

Ndërkohë, disa prej partive opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Turqia ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë mortore të Ratko Mlladiqit,…