Ligji për Specialen, Buja me paralajmërim: Do të kërkoj përgjegjësi për lojërat politike

23 tetor 2026 | 21:13

Shukri Buja ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga ata që, sipas tij, e kanë përdorur politikisht çështjen e rishqyrtimit të ligjit për Dhomat e Specializuara, nëse në ditët në vijim vërtetohet se kjo ishte një lojë politike dhe se rishqyrtimi i ligjit nuk mund të realizohet në përputhje me Kushtetutën.

Në një deklarim të tij, Buja ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi nga ata që, sipas tij, luajtën me protestuesit dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të tij.

“Përgjegjësi nga ata që e përdorën këtë çështje për lojëra politike, duke luajtur me të gjithë protestuesit që ishin çdo natë aty dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të mi”, ka deklaruar Buja.

Ai ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, në vend të interesit të shtetit, zgjodhën pazaret politike brenda Partisë Demokratike.

Buja ka theksuar se nuk do të heshtë dhe as nuk do të tërhiqet nga kërkesa e tij për përgjegjësi.

“Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë i tij:

Nëse në ditët në vijim vërtetohet se e gjithë kjo ishte një lojë politike dhe se rishqyrtimi i këtij ligji nuk mund të realizohet në përputhje me Kushtetutën, atëherë unë do të jem ushtari që nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi.

Përgjegjësi nga ata që e përdorën këtë çështje për lojëra politike, duke luajtur me të gjithë protestuesit që ishin çdo natë aty dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të mi.

Përgjegjësi nga ata që, në vend të interesit të shtetit, zgjodhën pazaret politike brenda Partisë Demokratike.

Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arlind Selimi, nipi i 10-shit UÇK-së, Rexhep Selimit është rekruti…