Veprimtari Sali Bislimi: Procesi gjyqësor i Hagës kishte për qëllim poshtërimin e Kosovës, jo kërkimin e së vërtetës

23 tetor 2026 | 20:26

Veprimtari Sali Bislimi ka reaguar përmes një postimi lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke e cilësuar atë si një proces që, sipas tij, kishte për qëllim poshtërimin e Kosovës dhe jo kërkimin e së vërtetës.

Bislimi ka kujtuar edhe vizitën që i kishte bërë në burg Jakup Krasniqit, duke rrëfyer se gjatë një bisede treorëshe kishin kujtuar rrugëtimin e gjatë dhe vuajtjet e popullit shqiptar deri në arritjen e lirisë.

Ai e ka cilësuar Gjykatën Speciale si “një tumor në demokracinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj”, duke shprehur bindjen se historia do ta gjykojë këtë proces si një nga turpet më të mëdha të drejtësisë në demokraci.

“Historia do ta gjykojë këtë proces gjyqësor si turpin më të madh të drejtësisë në demokraci”, ka shkruar Bislimi.

Në reagimin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur gjithashtu shpresën se bota demokratike do të reflektojë dhe se të gjithë do të kthehen në Kosovë.

“Besoj që bota demokratike do të reflektojë dhe të gjithëve do t’ju kemi në Kosovën tonë”, ka shkruar ai.

Bislimi e ka përmbyllur postimin me mesazhin: “Kosova e gjallë nuk guxon të ju tradhtojë”, ndërsa në fillim të reagimit ka theksuar se, sipas tij, refuzimi i mjekimit është akt i rezistencës.

Reagimi i plotë i tij:

Refuzimi i mjekimit eshte akt i rezistences!

Procesi gjyqesor i Hages kishte qellim poshtrimin e Kosoves jo kerkimin e se vertetes.

Te fresket e kam kujtimin kur te vizitova ne burg Baci Jakup.

Biseden tone tri oreshe e mbushem me shume kujtime duke biseduar rrugetimin e gjate dhe me shume vuatje te popullit tone deri tek liria.

Gjykata speciale eshte nje tumor ne demokarcine e Kosoves dhe zhvillimin e saj , sa me pare te kuptohet aq me shpejt do sherohemi .

Historia do ta gjykon kete proces gjyqesor si turpin me te madhe te drejtesise ne demokraci.

Besoj qe bota demokratike do reflektoj dhe te gjitheve do ju kemi ne Kosoven tone.

Kosova e gjalle nuk guxon te ju tradhton 🇦🇱🇽🇰🇺🇸

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë…