Vdes në moshën 25 vjeçare artistja e njohur kosovare Rinesa Qeriqi
23 tetor 2026
| 20:19
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve.
Artistja e re në rritje, e njohur me emrin “Rinessance, prej kohësh po përballej me tumorin në tru.
Për 25-vjeçaren ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhje fondesh, për të përballuar kostot e mjekimit.



