Bedri Hamza në Shtime: Zgjedhjet për jetën e qytetarëve, jo për dramë politike
30 maj 2026
| 21:36
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njëherit kandidat për kryeministër, sonte ka takuar edhe qytetarët e Shtimes.
Hamza ka thënë se këto zgjedhje nuk janë për drama politike, por për jetën e përditshme të qytetarëve: për ushqimin në tavolinë, për faturat që rriten çdo muaj, për mirëqenien e tyre, për fëmijët dhe të moshuarit që meritojnë kujdes më të mirë.
Ai ka thënë se këto kriza janë pasojë e gjashtë viteve qeverisjeje arrogante, konfliktuoze dhe pa rezultate për qytetarët.



