Altin Krasniqi takon djalin e Veselit, Klestorin, ia uron ditëlindjen e babait
31 maj 2026
| 11:03
Kandidati i PDK-së për deputet me numër 20, Altin Krasniqi, ka takuar Klestor Veselin, djalin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur kënaqësinë për takimin dhe ka uruar që familja Veseli t’i kalojë festat e ardhshme së bashku në Kosovë.
“Kënaqësi ta takoj Klestorin dhe t’ia uroj ditëlindjen e babait të tij, Kadri Veseli. Uroj që festat e ardhshme t’i presim së bashku me ta, në vendin e tyre, në Kosovë. Familjes Veseli i jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm”, ka shkruar Krasniqi.
Ai po ashtu ka falënderuar familjen Veseli për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar kontributin e tyre ndër vite.



