Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria kanë arsye të forta të ecin pranë njëra-tjetrës

31 maj 2026 | 12:22

U.D. presidentja Albulena Haxhiu ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, të cilin e ka uruar për detyrën dhe i ka shprehur mirënjohjen e sah për kontributin që ka dhënë ndër vite për çështjen e Kosovës.

“Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike, për sigurinë rajonale dhe për rëndësinë e koordinimit të ngushtë në politikën e jashtme. Kosova dhe Shqipëria kanë arsye të forta të ecin pranë njëra-tjetrës, me besim të ndërsjellë dhe me përgjegjësi ndaj së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Haxhiu në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka uruar ish-kryetarin…