Opozita është dashur t’i bojkotojë zgjedhjet!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Fuqia e parasë përcaktues për rezultat: Është hera e tretë që këmbënguli që opozita ka gabuar shumë që po merr pjesë në zgjedhje. Sidomos pasi Kurthi ndau 200 milionë euro si “ndihma për zbutje të inflacionit” si dhe 2 milionë euro për bileta aeroplani për diasporën nga data 1 qershor 2026 e tutje. Edhe kjo është ekskluzivisht për blerje të votave. Prenotimi i biletave të autobusit për diasporën ka filluar menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve, në mënyrë të organizuar dhe me para të bizneseve të pushtetit, oligarkëve të Kurthit, tenderëve njëburimorë dhe parave të pista të Martin Strujës, me vëllaun nga biznesi – Vuk Hamoviq. Albin Kurthi nuk ka lënë mjet pa përdorur për të ardhur në pushtet, nuk lë gjë pa bërë për të qëndruar në pushtet! Ka emëruar në këtë kohë militantë partiakë në poste të larta institucionale, ka kapur të gjitha bordet, KGJK, KPK, AKI, diplomacinë, mediat, institucionet e pavarura etj. Ka ushtruar dhunë të paparë ndaj mediave të pavarura, ka dhunuar vendimet e GJK kur nuk ishin në favor të tij. Ka linçuar dhe kërcënuar publikisht Blerim Isufajn duke e dhunuar konkursin publik. E do prokurorin dhe prokurorinë personale, diktatori! E ka shtrirë për toke ASHAK-un dhe tash po përpiqet ta ringjallë duke e bërë “akademikun e kanalizimeve” Agim Bahtirin – paqurkën në krye të kësaj akademie. Brutalisht ka sulmuar UÇK-në, luftëtarët e lirisë, familjet emblematike Jashari dhe Haradinaj, ka dhunuar të drejtat e të burgosurve politikë, ka qenë mik i Gjykatës Speciale Raciste në Hagë kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit. Duke e luftuar patriotizmin dhe patriotët, duke e luftuar Bacë Adem Demaçin përmes margjinalizimit, ka favorizuar filoserbët dhe neojugosllavët. Merreni listën e kandidatëve të propozuar nga LV-ja për deputetë; nuk gjeni as 10 përqind që kanë kontribuar personalisht dhe familjarisht për shqiptarët, Kosovën dhe shqiptarinë, pjesa tjetër kanë qenë në anën antikombëtare. Ose, merreni kabinetin qeveritar, aty nuk ka patriotë, ka të tillë që e kanë trashëguar patriotizmin por që po sillen për faqe të zezë! Më përgënjeshtroni me fake, urdhëroni.
Në këto rrethana është e pamundur të mundet me vota Albin Kurthi sepse i ka paratë e shtetit kurse opozita nuk ka asgjë. Albini i blenë votat, bashkë me ndonjë deputet të opozitës, nëse i duhet. Në çastin kur Kurthi i ka ndarë mbi 200 milionë euro për blerje të votave, opozita është dashur të deklarohet publikisht se nuk merr pjesë në zgjedhje të blera dhe menjëherë është dashur të fillojë me organizimin e protestave. Sa ta ketë Kurthi kuletën e shtetit të cilën e keqpërdorë si në “bahqe të babës” opozita nuk ka çka të kërkojë në zgjedhje sepse rezultati është paracaktuar.
Në rrethana normale Kurthi nuk do fitonte as 40 deputetë, në rrethana të korrupsionit endemik të votuesve, Kurthi e vazhdon diktaturën. Opozitë thuaja nuk ka sepse as që mendojnë të bëjnë opozitë e që e lehtëson brutalitetin kurthian kundër çdo kundërshtari real dhe imagjinar. Opozita nuk mendon që të bashkohet edhe nëse i bënë votat. Në LDK janë dy persona që duan të rehatohen, Abdixhiku dhe Osmani, i pari si KM i Bangladeshit, e dyta si presidente e Kurveleshit. Ky është qëllimi i tyre, jo bërja e opozitës, jo detronizimi i Kurthit. Abdixhiku kurrë nuk është ndjerë LDK-ja, Vojsa Osmani ishte xhelate e LDK-së. Po të kishte fuqinë e Albin Kurthit, Vojsa Osmani është 100 herë më e keqe se Kurthi! PDK-ja po mbështetet në elefantë politikë, ka mbetur pa rini vepruese. AAK-ja ka potencial të kufizuar politik (7- 8 deputetë) por ka potencial të madh për protesta.
Pas zgjedhjeve opozita nuk ka të drejtë të ankohet, ka pranuar rregullat e lojës të Kurthit. Realisht, Abdixhiku dhe Vojsa Osmani lehtësisht i bashkohen Kurthit pas zgjedhjeve. E patë se si u sollën ndaj Përparim Ramës pasi bëri koalicion me PDK-në në Prishtinë. U distancuan nga Rama. Për t’i pëlqyer Kurthit.
Vojsa Osmani, xhelatja e LDK-së e kërcënoi Kurthin se pas zgjedhjeve i ka vetëm dy mundësi; ose ta bëjë përsëri presidente, ose ta bëjë këtë me komandantët e PDK-së duke e përmendur shprehimisht emrin e Sami Lushtakut. Çfarë shantazhimi brutal dhe i turpshëm i një të deklasuare që nuk ka guxuar të garojë vet por i ka lëshuar vezët e qyqes në folenë e LDK-së. Këta nuk bëjnë koalicion me krahun e luftës por bëjnë koalicion me krahun projugosllav dhe antikombëtarë të LV-së. Këta e sulmojnë Përparim Ramën shkaku se ia kanë frikën karizmës së Ramës. Aktualisht, Përparim Rama është personi më karizmatik në Kosovë dhe i vetmi person që mund ta bëjë bashkë opozitën.
Rezultatet e mia preliminare dje janë të projektuara për një trup votues 800.000 deri 850.000 votues të vlefshëm.
A është Zoran Xhinxhiqi martiri i radhës i LV-së: Antikombëtarja Fitore Pacolli – Subvencija dje përdhosi brutalisht emrin, kujtimin dhe veprën e patriotit të madh, Isa Boletini duke e binjakëzuar me ideologun antishqiptar, Zoran Xhinxhiq. Çfarë turpi dhe poshtërsie! Sot i ndanë, merreni me mend. Çka dallon Fitore Pacolli nga Gashi, Gjinovci dhe Xhymshiti? Asgjë, janë të një brumi, antikombëtarë dhe filojugosllavë. Dje, Fitore Pacolli deshi ta ringjallë Boro dhe Ramizin përmes Zoran Xhinxhiqit dhe Isë Boletinit. Brutalisht e ulët. Sa e pamëshirshme është jeta, nga bashkimi hipotetik kombëtar deri te bashkimi real dhe konkret i Zoran Xhinxhiqit dhe Isa Boletinit. Ku jeni Albin Kurthi, Dejona Mihali, Lenka Quko, Glauk SHIKU, Kaloshi dhe Baloshi?
Atdheu në rrezik! Nga trutharët dhe tradhtarët!



