Aksioni ndaj motoçikletave në Prishtinë: 132 gjoba dhe 24 motoçikleta të sekuestruara

06 korrik 2026 | 11:36

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është duke zbatuar planin operativ “Kontrolli i Motoçikletave”, në kuadër të cilit po zhvillohen aktivitete të shtuara policore me fokus kontrollin e motoçikletave dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Nga data 02.07.2026 e deri më sot, njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë shqiptuar gjithsej 132 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të ndryshme.

Prej tyre, 18 gjoba janë shqiptuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 24 motoçikleta.

Policia e Kryeqytetit do të vazhdojë me aktivitete të tilla me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe garantimit të rendit dhe qetësisë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike në Qendrën…