AUV reagon pas njoftimit të qumështores “Vita”: Analizat mostrave të marra janë ende në përpunim

06 korrik 2026 | 21:31

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka reaguar pas njoftimit të publikuar nga qumështorja “Vita”, e cila tha se ka pranuar rezultatet e testeve, ku sipas tyre në produktet e kësaj kompanie nuk ka qumësht pluhur e as vaj palme.

Në reagimin e AUV-it thuhet se nuk ka përcjellë asnjë lloj rezultati, pas sipas tyre ende nuk ka.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), demanton lajmin e publikuar në disa media lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 02.07.2026. AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka. AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa shumica e zyrtarëve evropianë munguan në ceremoninë mortore të…