“Bëni diçka për Thaçin”, Sali Bislimi apelon pas telefonatës me eurodeputetin, kryetar të Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin Evropian
Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me eurodeputetin liberal-demokrat, Ilhan Kyuchyuk, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje Juridike në Parlamentin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi ka thënë se i ka kërkuar eurodeputetit të ndërmarrë hapa lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ju lutem bëni diçka për presidentin Thaçi. Është turp për demokracinë evropiane me standarde të dyfishta për Kosovën. Si është e mundur gjashtë vite në paraburgim, si një burg pa gjyq. Nuk ngrihet kredibiliteti i gjykatës duke krijuar dhimbje dhe padrejtësi”, ka shkruar Bislimi.
Ai e ka cilësuar të papranueshme zgjatjen e paraburgimit të Thaçit, duke kërkuar trajtim të drejtë dhe respektim të standardeve të drejtësisë.



