EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Shpata e artë 2026”

06 korrik 2026 | 16:09

Më 2 dhe 3 korrik, në Kampin Vrella, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it përfundoi stërvitjen e përbashkët dyditore “Shpata e artë 2026”, së bashku me Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Policinë e Kosovës.

Stërvitja u zhvillua në përputhje me mekanizmin me tre nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, në të cilin EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë.

“Përmes stërvitjes dhe koordinimit të përbashkët, ne testojmë gatishmërinë tonë, forcojmë bashkëpunimin dhe rrisim aftësinë për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave. Kjo siguron që të jemi të përgatitur për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe për të kontribuar në sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas nënshkrimit të…