Kazinot u mbyllën, por bixhozi po e zbraz ekonominë e Kosovës, kush duhet ta ndalë këtë katastrofë

06 korrik 2026 | 12:14

Shkruan: Hisen Berisha, ish deputet i Kuvendit të Kosovës

Me këtë trend të qeverisjes dhe rënies ekonomike, në fund të kësaj dekade skamja do ta prekë në palcë çdo qytetar.
Sipas të dhënave të operatorëve të basteve (bookmakers), kosovarët kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë euro brenda një viti në platformat e lojërave të fatit si Stake.com, GG Club, Rainbet, 1xBet, Bet365, etj.
Më tej ky web sqaron se: citoj “BOOKMAKERS.bet
1. Nuk ka licencë për lojërat e fatit online.
2. Pavarësisht ndalimit, ka mbi 400,000 lojtarë aktivë.
3. Kohët e fundit nuk janë vendosur masa ndëshkuese ndaj lojtarëve.
4. … etj.”
Ndërkohë, të dhënat zyrtare nga Shkupi flasin për një shifër edhe më të lartë që shkon rreth 2.5 miliardë euro që kanë hyrë vetëm nga Kosova në kazinot dhe industrinë e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave, rreth 80 mijë persona nga Kosova luajnë në kazinotë fizike. Duke përfshirë edhe platformat online, numri i lojtarëve aktivë arrin në rreth 300 mijë, nga të rinjtë e deri te moshat e mesme dhe të vjetra.
Kazinot u mbyllën në Kosovë, por jo bixhozi. Lojtarët u zhvendosën në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, dhe vende të tjera, rreth kufijve të Kosovës, ndërsa platformat online mbetën aktive dhe u zhvilluan më tej.
Një shembull është Stake.com, platformë me pronar serbo-australian, me zyrë operative dhe teknologjike në Beograd, ndërsa një pjesë e zhvillimit të operacioneve të saj kryhet në Serbi. Edhe platformat e tjera funksionojnë sipas modeleve të ngjashme.
Asnjëra prej këtyre platformave nuk krijon vlerë për ekonominë e Kosovës. Përkundrazi, ato nxjerrin miliarda euro jashtë vendit, duke varfëruar ekonominë, duke dëmtuar familjet dhe duke ngritur një çështje serioze të sigurisë kombëtare.
Prandaj shtrohet pyetja: Se çfarë po bëjnë institucionet përgjegjëse për ta ndalur këtë fenomen dhe për të mbrojtur interesin ekonomik e kombëtar të Kosovës?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dortmund/Hamm – Procesi për sulmin me thikë që rrezikoi jetën…