Taulant Balla pret Enver Hoxhajn, diskutojnë procesin në Hagë dhe proceset integruese në rajon

06 korrik 2026 | 13:23

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka pritur në takim ish ministrin e Jashtëm, deputetin e zgjedhur të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ata diskutuan për procesin gjyqësorë në Hagë dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Enver Hoxhajn, anëtar i Parlamentit të Kosovës, ish-Kryetar i PDK dhe ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës. Procesi i tejzgjatur pa asnjë provë kundër komandantëve të UÇK në Hagë, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE, nevoja për statusin e vendit kandidat në BE për Kosovën, Samiti i kësaj jave i NATO-s, çështje të sigurisë dhe ndërhyrjet e huaja malinje në rajonin tonë ishin ndër çështjet kryesore të bisedës”, ka shkruar Balla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Penelope Cruz ka thënë se, edhe pas 15 vitesh…