Tre të lënduar pas një përleshjeje në Komoran, dy dyshohet se u therën

06 korrik 2026 | 23:26

Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komoran, ku dy prej tyre dyshohet se janë goditur me një mjet të mprehtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, u shpreh Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është…