Agim Bahtiri me deklaratë skandaloze, thotë se ShBA-ja për interesin e vet e likuidon edhe kryetarin e shtetit (video)

07 korrik 2026 | 13:48

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një deklaratë kontroverse në “DTV”, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të eliminojnë një lider politik nëse ai bie ndesh me interesat amerikane.

Duke folur për raportet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me ShBA-në, Bahtiri tha se ShBA-ja është në gjendje “ta likuidojë edhe një kryetar shteti”, e lëre më një kryeministër.

“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan, edhe kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E lëre më një kryeministër…”, është shprehur Bahtiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë…