Hamza pas takimit me ambasadorin e Austrisë: Kosovës i duhen institucione stabile

07 korrik 2026 | 16:37

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e konstituimit të institucioneve.

Hamza ka theksuar se Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë të paqëndrueshmërisë politike dhe se vendi ka nevojë për institucione funksionale, stabile dhe efektive.

“Presim që certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të përfundojë në ditët e ardhshme. PDK mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesit shtetëror”, është shprehur Hamza.

Gjatë takimit, ai ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në vend, duke vlerësuar se Kosova ka shënuar prapakthim në fusha të rëndësishme, si ekonomia, integrimi euroatlantik, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Hamza ka theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e prioriteteve strategjike të Kosovës, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes euroatlantike të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka marrë vendim përmes të cilit ia…