KQZ-ja nesër certifikon rezultatet e zgjedhjeve
07 korrik 2026
| 16:23
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e mërkurë) do të mbajë mbledhjen e radhës ku pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka njoftuar Elezi.



