Kroacia synon rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
“Planifikojmë ta rrisim numrin e ushtarëve kroatë deri në 200, aq sa na lejon vendimi i Parlamentit të Kroacisë”, ka deklaruar Anusiç, raportoi Radio Televizioni i Kroacisë (HRT).
Gjatë një konference për media në Ankara, në kuadër të Samitit të NATO-s, ministri kroat tha se brenda Aleancës po shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të trupave në KFOR.
Megjithatë, ai theksoi se Kroacia vlerëson se stabiliteti i Evropës Juglindore mbetet një çështje kyçe e sigurisë.
“Gjithmonë e theksoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të mbetet fuqishëm e pranishme në këtë rajon”, deklaroi ai.
NATO-ja gjatë muajit qershor bëri të ditur se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë reduktim të pranisë së saj në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë në vitin 1999, pas përfundimit të luftës.



