Nagavci: Pas 10 ditësh në spital jam rikthyer në shtëpi, falënderoj stafin mjekësor

07 korrik 2026 | 14:22

Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është rikthyer në shtëpi pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nagavci ka bërë të ditur se, pas dy javësh shqetësime dhe 10 ditësh të kaluara në spital, gjendja e saj është përmirësuar dhe tashmë ndodhet në shtëpi.

“Ka ditë që të kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa shumë vlen një dorë e shtrirë, një fjalë e mirë dhe një kujdes i sinqertë. Pas dy javësh shqetësime dhe 10 ditësh në spital, u riktheva në shtëpi me zemër të mbushur me mirënjohje”, ka shkruar ajo.

Nagavci ka falënderuar mjekët dhe stafin shëndetësor për kujdesin dhe përkushtimin gjatë trajtimit të saj.

“Faleminderit nga zemra dr. Blerta Haraqia, dr. Murat Mehmeti, dr. Linda, dr. Vera, dr. Saranda. Mirënjohje të veçantë edhe për infermieret: Afërdita, Liridona, Marigona, Shukrie, Shehetzade, si dhe laboranten Fatmire. Përzemërsisht falënderuese, thellësisht mirënjohëse për punën me profesionalizëm, kujdes, korrektësi e përkushtim të gjithë stafit të klinikës. Njerëz si ju i japin kuptim fisnikërisë së këtij profesioni”, ka shkruar Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i kompanisë MABCO, Behgjet Pacolli, ka reaguar sërish lidhur…