Nënë e bijë në probleme me ligjin, deputetja Matoshi ishte akuzuar vite më parë për mashtrim

07 korrik 2026 | 21:56

Emri i deputetes Adriana Matoshi është vendosur edhe njëherë tjetër në qendër të kritikave pas gjuhës së saj skandaloze të përdorur ndaj fermerëve të qumshtit dhe ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Matoshi, deputete e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u kritika pasi ofendoi ish-ushtarin e UÇK-së për shkak se ai protestoi kundër AUV-it për shkak të bllokimit të shitjes së qumshtit.

Gjatë ditës në media u publika edhe një raport i policisë në të cilin përshkruhej se vajza e deputetes Matoshi, 25-vjeçare, ishte kapur me substanca narkotike.

Mirëpo përpos vajzës së saj, Kaonës, as vetë deputetja Matoshi nuk qëndron më mirë në raport me ligjin.

Në janar të vitit 2017, Prokuroria Themelore në Gjilan kishte ngritur aktakuzë kundër Adriana Matoshit për veprën penale “mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas aktakuzës deputetës Matoshi dhe tre ortakët e saj akuzoheshin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi kishin mashtruar konsumatorët në diskotekën “Disko Club Stop”, e cila sipas Prokurorisë ishte në pronësi të deputetes Matoshi.

Në aktakuzën e Prokurorisë si i akuzuar ishte përfshirë edhe ish-bashkëshorit i deputetes Matoshi.

Sipas aktakuzës që ishte publikuar nga Insajderi, Matoshi gjatë marrjes në pyetje i kishte mohuar akuzat duke thënë se ajo “vetëm me letra” ka qenë pronare e kësaj diskoteke sepse nuk është marrë me të as nuk ka përfituar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është shfaqur publikisht në procesionin mortor…