Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për një mandat pesëvjeçar
08 korrik 2026
| 15:15
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kanë nënshkruar vendimin që Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vitet e ardhshme detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Haxhiu ka thënë se provoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit. Në fund, krerët e shtetit kanë falënderuar Bytyqin për punën e deritanishme dhe i kanë uruar mbarësi në mandatin e ri.



