Bastisje në burgun e Dubravës, gjendet marihuanë
08 korrik 2026
| 10:44
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, të dielën rreth orës 08:30, gjatë një bastisjeje të realizuar në afërsi të sallës së vizitave, janë gjetur dy qese të mbështjella, të cilat dyshohet se përmbanin marihuanë.
Sipas raportit të policisë, pesha e substancës së dyshuar është rreth 125 gramë, ndërsa lënda është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.
Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve” dhe po trajtohet në procedurë hetimore.



