Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Lanë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK-së

08 korrik 2026 | 18:20

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqin, shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare, të cilët lanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.

Haradinaj tha se tre vëllezërit zgjodhën t’i përgjigjen thirrjes së atdheut në kohën më vendimtare për Kosovën.

“Sot e çdo ditë, ndajmë dhembjen dhe krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet, zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’. Dhembja e tyre është dhembja jonë, ndërsa krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të mesazhit të tij, ai u shpreh: “Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka bërë të ditur…