Kabashi-Ramaj: Vetëvendosje ka nxitur ekstremizëm dhe dhunë politike

08 korrik 2026 | 21:58

Besa Kabashi-Ramaj, deputete e zgjedhur nga PKD-ja, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se gjatë viteve të opozitarizmit ka nxitur polarizim dhe përçarje në shoqërinë kosovare.

Në Debat Plus, Kabashi-Ramaj tha se mënyra se si Vetëvendosje e ka zhvilluar opozitarizmin ka sjellë, sipas saj, polarizim mes shqiptarëve dhe ka ushqyer ekstremizëm politik.

“Mënyra qysh është realizu opozitarizmin i VV-së përgjatë viteve e kemi këtë rezultat tani. I cili është polarizimi i shqiptarëve mes njëri tjetrit dhe këtë polarizim dhe këtë ekstremizëm politik edhe këtë dhunë politike në shoqërinë tonë nuk e ka shti asnjëherë parti tjetër përveç Vetëvendosjes”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar se LVV ka targetuar vazhdimisht figura politike nga subjektet e tjera, veçanërisht ato që i ka konsideruar më të ekspozuara ndaj sulmeve.

Sipas Kabashi-Ramaj, objekt i këtyre sulmeve kanë qenë edhe figura që kanë ushtruar funksione të rëndësishme publike dhe kanë pasur kontribut në Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Figurat e fuqishme gjithmonë i ka sulmu, sepse ato kanë qenë opozitarizmi i Vetëvendosjes”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari policor i suspenduar muajin e kaluar është rikthyer në…