MINTI cakton çmimet e reja të derivateve

08 korrik 2026 | 09:07

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 8 korrik 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është 1.43 euro për litër, benzina do të shitet deri në 1.36 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.61 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për pikat e shitjes së derivateve në të gjithë vendin.

MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes linjave zyrtare të ministrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit