Rama takohet me shefin e NATO-s, e pranishme edhe shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni
08 korrik 2026
| 11:21
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Ankara, ku po mbahet Samiti i NATO-s për këtë vit. Ai është pritur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa në takim është parë edhe shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni.
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në punimet e ditës së dytë të samitit.
Në këtë takim të rëndësishëm, Rama shoqërohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ministri i Brendshëm, Ermal Nufi, ambasadori i Shqipërisë në NATO, Bardhyl Kollçaku, si dhe shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni.



