Themelohen dy komisione për sigurinë dhe shëndetin në punë, Hoti: Forcojmë mbrojtjen e punëtorëve
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka themeluar dy komisione të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas tij, është themeluar Komisioni për certifikimin e ekspertëve, licencimin e shërbimeve, certifikimin e trajnerëve dhe licencimin e qendrave të trajnimit, si dhe Komisioni për Mbikëqyrje dhe Kontroll të Personave nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Hoti theksoi se, përmes këtyre vendimeve, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare synon të forcojë mekanizmat për zbatimin e ligjit, të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe të avancojë mbrojtjen e punëtorëve në Republikën e Kosovës.
Ai vlerësoi se themelimi i këtyre komisioneve përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke garantuar mbikëqyrje më efektive dhe profesionalizëm më të lartë në këtë sektor.



