Federata Sindikale e RTK-së i dërgon letër Kurtit dhe Haxhiut për ndërhyrje urgjente për pagat e punëtorëve

09 korrik 2026 | 13:09

Federata Sindikale e RTK-së i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndërhyrje urgjente për ekzekutimin e pagave të punëtorëve.

Sindikata ka theksuar se vonesa e pagave përbën “cenim të drejtpërdrejtë” të të drejtave të punëtorëve dhe rikujtoi se protesta për të njëjtën çështje u mbajt edhe një muaj më parë.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale dhe procedura ligjore nëse situata nuk zgjidhet menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet shtetërore që…