Gjini i përgjigjet Kurtit: Nuk e shohim të nevojshëm takimin, oferta jonë mbetet në fuqi
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me partitë politike lidhur me formimin e institucioneve të reja.
Përmes një letre publike, Gjini ka thënë se takimi nuk është i nevojshëm, duke rikujtuar ofertën e Aleancës për mbështetjen e themelimit të institucioneve të Kosovës.
Ai ka deklaruar se Aleanca është e gatshme, pa kushte apo kërkesa personale, të ndihmojë në sigurimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit/es, nëse mandatari për formimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e propozuara nga kjo parti.
Sipas Gjinit, oferta e Aleancës synon zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor.
“Duke e pasur parasysh qëndrimin tonë të qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, ka deklaruar Gjini.



