Sejdiu: Kurti nesër i ofron opozitës “dy-tri pozita” në Qeveri, në këmbim të votës për presidentin

09 korrik 2026 | 23:48

Analisti Dardan Sejdiu ka deklaruar se takimi i nesërm ndërmjet Albin Kurtit dhe liderëve të partive opozitare do të ketë në fokus vetëm çështjen e zgjedhjes së një presidenti konsensual.

Sipas tij, në këtë takim nuk pritet të diskutohet për parimet apo për një program qeverisës, pasi tha se qeverisja e Kurtit gjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka shfaqur ambicie politike.

“Takimi nesër nuk ka me u kanë qysh doken parimet, edhe prej tyre qysh vjen programi, nuk është ky diskutim që Kurti i ka thirre këta njerëz në takim”, ka thënë Sejdiu në Rubikon.

“Tema është shumë e thjeshtë. Domethanë, a jeni ju të interesum unë me jua dhanë juve nja dy-tri pozita qaty në Qeveri e ju me e votu dikan që është i pavarun për president. Qekaq është”.

“Pse a po doket që ka marre në këtë punë? A po doket që ka këtu najfar parimi a? Pse a po e shohim cila është ambicia e kësaj Qeverie këto gjashtë vjet?”

“Është projekt me ambicie zero. Është pushtet. Kaq. Me ambicie zero”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi argjentinas Canal26 i ka kushtuar një artikull të veçantë…