SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Axios: Përshkallëzimi mund të zgjasë një muaj

09 korrik 2026 | 19:26

90 objektiva ushtarake të Iranit kanë goditur forcat amerikane në natën e dytë të sulmeve të ripërtërira kundër Republikës Islamike. Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri të ditur se sulmet e dy ditëve të fundit në pesë provinca të vendit kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe 78 të plagosur.

Në shenjë hakmarrjeje, rojet revolucionare shënjestruan me dronë kamikazë një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Kuvajt, një sistem paralajmërimi të hershëm në Katar dhe depo karburanti në Bahrein. Ato deklaruan se “nëse agresioni përsëritet, përgjigjja jonë dërrmuese do të shtrihet edhe ndaj bazave të tjera amerikane në rajon.”

Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociatori i Iranit me SHBA-në, tha se Amerika “ende nuk e ka kuptuar se bullizmi dhe shkelja e premtimeve nuk do të mbeten pa kosto”.

Përshkallëzimi aktual i konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të zgjasë një ose dy ditë, një javë apo edhe një muaj, në varësi të faktit nëse Irani do të vazhdojë apo jo sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Kështu raporton portali Axios, duke cituar një zyrtar amerikan.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Shtëpia e Bardhë beson se ka më shumë hapësirë për përshkallëzim, pasi qindra anije cisternë kanë arritur të largohen nga Gjiri përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë javëve të fundit.

Më pak se 24 orë pasi deklaroi se bisedimet janë “humbje kohe”, Donald Trump këmbënguli se Irani dëshiron “të arrijë një marrëveshje”, por shtoi se “nuk e di nëse ata e meritojnë”. Negociatat dukej se vazhdonin ende, pavarësisht retorikës së ashpër nga të dyja palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-depueti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se…