Takimet me Kurtin nesër: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00

09 korrik 2026 | 22:50

LDK ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, raporton Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Kreu i LDK-së, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë, tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.

Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.

Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka bërë thirrje që politikat energjetike të…