Zemaj konfirmon se është për shkarkimin e Abdixhikut: Ka mbi 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm

09 korrik 2026 | 19:07

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka konfirmuar se dega ku ai bën pjesë është për shkarkimin e Lumir Abdixhikun dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë parti.

Ai pas mbledhjes së LDK-së, bëri me dije se tashmë ka mbi 150 nënshkrime që të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm.

“Unë e kam një, në orgnaizim ne funksionojmë nga degët, unë i takoj një dege që ka dhënë vendim unanim që duhet të ketë zgjehdjet të parakohshme dhe duhet të ketë reflektim mbi procesin zgjedhor të qershorit, duke filluar nga kryetari deri te nëndegët, janë më shumë se 150 nënshkrime që kanë kërkesë për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK.

Nuk kam njohuri a janë deponu, por ajo çka është konfirmu dhe u debate, kishte edhe edhe kërkesa që të mos ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme, por kishte edhe mendime që t’i japet përkrahje kryetarit të LDK-së që të vazhdojë më tutje”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i…