“Bring them home”, shfaqen grafite në Prishtinë në mbështetje të liderëve të UÇK-së
10 korrik 2026
| 15:53
Në Prishtinë janë shfaqur grafite me mesazhe mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Grafitet me moton “Bring them home” (Ktheni në shtëpi) duket se shprehin kërkesën për kthimin në Kosovë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Aktgjykimi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00, pas shtyrjeve të mëparshme të datës së vendimit. Deri në atë kohë, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kenë kaluar 2 141 ditë në paraburgim në Hagë, në pritje të epilogut të procesit gjyqësor.




