Haradinaj përkujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi: Mbetet i gjallë në kujtimet tona

10 korrik 2026 | 12:04

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shaban Lajqin – Mixhën, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Lajqi ka qenë një luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit dhe një bashkëluftëtar i afërt e i dashur për të gjithë ata që luftuan krah tij.

“Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare. Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se i ka…