Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Hamzën: Presim konstituimin e institucioneve

10 korrik 2026 | 09:04

Kryetari i LëvizjesVetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar takimin me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën.

Ky takim është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:00 e mëngjesit.

“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, ka thënë Kurti para medieve.

Po në të njëjtën ditë, Kurti do të zhvillojë takim edhe me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nga ora 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës sot nis fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët…