Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

10 korrik 2026 | 18:42

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për takimin me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u shoqërua edhe nga ish-presidentja Vjosa Osmani, u deklarua shkurt për media.

Ai tha se është optimist se do të arrihet një marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

“Unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë, dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mbarë e mirë sepse kemi shumë projekte përgjysmë dhe të reja që do të vijnë”, deklaroi Kurti.

Gjatë ditës, Kurti u takua edhe me kreun e PDK-së, takim i cili, siç tha ai, ishte konstruktiv por nuk pati rezultate konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e…