Me ty gjithmonë Tafë Çeku!
Arton Hoti
Si 17-vjeçar mora pjesë në luftë dhe jam invalid i luftës. Sot ndihem thellësisht i zhgënjyer nga ata që nuk dhanë asgjë për Kosovën, por sot janë në pushtet.
Nëse je luftëtar i UÇK-së dhe je i punësuar, por nuk i përkrah politikisht njerëzit apo ideologjitë e tyre, të largojnë nga puna pa asnjë arsye. Nëse kërkon të drejtat e tua, që janë krejtësisht njerëzore, pasi të kanë dëmtuar ty dhe familjen tënde, ta ndalin bukën e gojës.
Fëmijët e tu të quajnë kriminel e terrorist. Nëse je luftëtar dhe ke një biznes të vogël familjar, pushteti ta mbyll pa arsye, vetëm për inatet e tyre politike. E nëse, në shenjë revolte, proteston, gjë që është e drejtë njerëzore, pushteti, pa e llogaritur sakrificën e familjes tënde për lirinë e Kosovës, pa i llogaritur plagët dhe gjakun që ke derdhur për këtë vend, të quan kriminel dhe terrorist.
E gjithë kjo ndodh vetëm pse nuk i përkrah pushtetarët dhe kundërshton veprimet që, sipas teje, po u bëjnë dëm çlirimtarëve. Kjo të bën të ndihesh se nuk ka asnjë vlerësim për ne si qytetarë të këtij vendi.
Me Ty gjithmonë Tafë Çeku!




