Zyra e Kurtit publikon detaje nga takimi me Hamzën, kryetari i PDK-së mori pjesë i vetëm

10 korrik 2026 | 15:34

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar detaje nga takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.

Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Kurti e ka cilësuar diskutimin si konstruktiv, megjithëse pa ndonjë rezultat konkret.

“Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotërojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet të konstituojmë institucionet. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vazhdojë të mbizotërojë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit u takon të gjitha partive politike, duke theksuar se vendi ka nevojë për një figurë konsensuale, jashtë polemikave partiake dhe që përfaqëson unitetin.

Në takim me Kurtin dhe Hamzën ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Në kuadër të konsultimeve me partitë politike, Kurti pritet të takohet pasdite edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale në Hagë ka dhënë arsyetimin për vazhdimin e…