Albin Kurti me mëngjes del në arat e Podujevës
11 korrik 2026
| 12:31
Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në mëngjes ka qëndruar në qytetin e Podujevës ku edhe ka përcjellë nga afër korrje-shirjet në këtë pjesë të vendit.
Ai është parë i ngjitur edhe në kombanjë, derisa shoqërohej nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja.
Kurti gjatë ditës së premte ka takuar liderët e PDK’së dhe LDK’së me të cilët ka diskutuar për krijimin e institucioneve të reja. Takimi me Bedri Hamzën nuk ka prodhur ndonjë rezultat, derisa me Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin janë dakorduar për takime të radhës.



