Trump: SHBA e goditi Iranin shumë fort mbrëmë, diçka s’është në rregull
Presidenti Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara e goditën Iranin “shumë fort mbrëmë”.“Këta njerëz, diçka nuk është në rregull me ta”, i tha Trump Jake Tapper të CNN-it gjatë një interviste në mëngjes në emisionin State of the Union.
“Ne kishim një marrëveshje me ta dje”, tha ai. “Ata po hiqnin dorë nga gjithçka, dhe pastaj, krejt papritur, dy orë më pas, goditën një anije me një dron”.
Ushtria amerikane tha se goditi 140 objektiva ushtarake iraniane në valën e saj të fundit të sulmeve, pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare që po kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit, për të cilin fajësoi Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Kjo shënon raundin e tretë të sulmeve amerikane brenda një jave dhe vjen pasi liderët e të dy vendeve lëshuan kërcënime publike.
Ka mesazhe kontradiktore sa i përket Ngushticës së Hormuzit.
Autoriteti iranian i ngarkuar me mbikëqyrjen e protokollit të ri për kalimet nëpër këtë rrugë ujore tha sot se kalimi i anijeve “nuk është i mundur”, por Trump i tha CNN-it se “është e hapur, të paktën sa na përket neve”.



