MBROJTJA E SË VËRTETËS HISTORIKE DHE E LUFTËS ÇLIRIMTARE ËSHTË PËRGJEGJËSI SHTETËRORE DHE KOMBËTARE

14 tetor 2026 | 20:12

Shkruan: Ethem Çeku
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndërmarrë hapa institucionalë në mbështetje të përpjekjeve juridike që lidhen me procesin gjyqësor në Hagë përbën një veprim të rëndësishëm në përmbushje të përgjegjësisë shtetërore për mbrojtjen e interesave të vendit dhe të trashëgimisë historike të luftës çlirimtare.

Në këtë kuadër, Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, ka një rol të rëndësishëm në koordinimin e veprimeve institucionale e diplomatike dhe në krijimin e mekanizmave të nevojshëm për mbështetjen profesionale të ekipeve juridike.

Angazhimi i ministrit Glauk Konjufca, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, merr peshë historike dhe rëndësi të veçantë shtetërore e kombëtare në mbrojtjen e së vërtetës historike, të dinjitetit të shtetit të Kosovës dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës përbën një kapitull themelor të historisë sonë bashkëkohore. Mbrojtja e së vërtetës historike kërkon angazhim institucional, dokumentim të mirëfilltë shkencor dhe respektim të plotë të pavarësisë së drejtësisë.

Në këtë proces, institucionet akademike, universitetet, institutet shkencore dhe studiuesit e historisë duhet të kontribuojnë përmes kërkimeve, dokumenteve arkivore dhe ekspertizës profesionale, me qëllim të ndriçimit dhe ruajtjes së së vërtetës historike për luftën çlirimtare të Kosovës.

Republika e Kosovës ka detyrimin që, përmes institucioneve të saj, të mbështesë dokumentimin e historisë dhe ruajtjen e vlerave mbi të cilat janë ndërtuar liria dhe pavarësia e vendit. Kjo përgjegjësi nuk lidhet vetëm me të kaluarën, por edhe me detyrimin ndaj brezave të ardhshëm.

“Ne nuk kemi lindur vetëm për veten tonë; edhe atdheu ka pjesën e vet në qenien tonë.”

— Platoni, mendim i përcjellë nga Ciceroni.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka thënë sot se…