Aksident tragjik në Meksikë, nëntë të vdekur dhe 10 të lënduar

13 korrik 2026 | 08:13

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë zinxhiror në autostradën Guadalajara–Tepic, në shtetin Jalisco të Meksikës.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile, aksidenti u shkaktua nga një kamion me rimorkio, i cili goditi disa automjete. Mes viktimave janë edhe dy të mitur.

Në mesin e të plagosurve janë katër shtetas amerikanë dhe dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës. Dy efektivët, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda, janë dërguar për trajtim në Spitalin Magdalena në Guadalajara.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së…