Hoti reagon ndaj deklaratës së ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë: “Babai yt ideologjik e provoi por përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe
Andin Hoti, ministër në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës, që është edhe djali i veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, i ka reaguar ministres serbe Snežana Paunović, e cila tha se “po të ishte në vend të Millosheviqit do të bënte pastrim etnik në Kosovë”.
Hoti i tha se edhe babai i saj ideologjik Millosheviqi i ka provuar por përfundoi para gjykatës ndërkombëtare dhe Serbia u largua nga Kosova “me bisht ndër shalë”.
Ai tha se Millosheviqi mbaroi si kriminel lufte dhe sot han dhe.
“Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë. Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet”.
“Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton. Kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën. Ai është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit dhe nga politika kriminale që solli luftëra, masakra dhe turp historik”, ka shkruar Hoti.



