Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

16 tetor 2026 | 14:21

Në nderim të heroit Idriz Rrecaj, është mbajtur Akademia Përkujtimore, ku është kujtuar jeta, veprimtaria patriotike dhe sakrifica e tij për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar kontributin e Idriz Rrecajt, duke theksuar se ai ishte njëri prej burrave që, në kohët më të vështira për Kosovën, zgjodhi rrugën e angazhimit kombëtar dhe e dëshmoi përkushtimin e tij me vepra konkrete, deri në flijim për lirinë e vendit.

Lushtaku ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e heroit do të mbeten përherë në kujtesën e qytetarëve të Skenderajt dhe të gjithë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon…