Sunny Hill Festival zgjeron rrjetin e shitjes së biletave në botë
13 korrik 2026
| 16:00
Pritjet për këtë edicion janë që Sunny Hill Festival të shënojë rekordin e tij më të madh deri më tani. Deri më sot, janë konfirmuar blerës të biletave nga mbi 50 shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se festivali tashmë është një destinacion i padiskutueshëm turistik dhe kulturor.
Për të akomoduar këtë kërkesë të lartë, Sunny Hill ka zgjeruar rrjetin e shitjes së biletave në:
- Të gjitha shtetet e Evropës
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera anë e mbanë globit.



